Fshati Ciflik - Ballina

Ballina | Profili im | Ckyqu | Login Welcome Guest | RSS
Kyqja
E-maili:
Fjalekalimi:
Mbaje mend
Lajme
[2010-05-08][Lajme]
Komandant Hoxha nuk perjashton mundesine e nje konflikti ne Maqedoni (0)
[2010-05-08][Lajme]
Zymberi: BDI vasal i VMRO-DPMNE-së (0)
[2010-05-17][Lajme]
Takim Cërvenkovski - Ahmeti për gjendjen e sigurisë (1)
[2010-08-12]
Ramazani, mjekët rekomandojnë agjëruesit për kujdes (0)
[2010-08-12]
Si ta presim dhe ta përcjellim muajin e Ramazanit? (0)
Chat

Free shoutbox @ ShoutMix
Sondazhi
Si e vlersoni webfaqen?
Gjithsej vota : 28
Arkivi i postimeve
Lajme nga Brezi i ri
Shqipmedia Lajme
Albeu News
Kalendari
«  Janar 2012  »
DHMMEPSH
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031
Kerko
Sugjero shokun
  • Krijo webfaqe falas
  • Numri i vizitoreve
    Emule
    1 2 3 4 »
    Arsim Dauti

    Agjërimi islam (në gjuhën arabe es-sijamu) në Kur’an përmendet në katërmbëdhjetë vende: shtatë herë në kaptinën El-Bekare, nga dy herë në kaptinat El-Maide dhe El-Ahzab dhe nga një herë në kaptinat En-Nisa, Merjem dhe El-Muxhadele.

    Allahu i Madhërishëm në Kur’anin Fisnik thotë:

    "O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.”

    "(Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri, ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për te. Mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju.”

    "(Ato ditë të nu... Më shumë... »

    Category: Islam | Views: 96 | Added by: Ciflik | Date: 2010-08-25 | Comments (0)

    Jusuf  Zimeri

    Meqë njeriu është një qenie e gjallë, që është krijuar për të njohur dhe adhuruar Krijuesin e tij, sepse vetëm përmes kësaj njohjeje arrin të njohë veten e tij dhe të realizojë pikësynimet e krijimit të tij. Gjithashtu është krejt racionale që kjo qenie e quajtur njeri, aq sa e përsosur aq edhe e komplikuar që gjatë jetës së tij të sprovohet me sfida të shumëllojshme dhe të natyrave të ndryshme, sepse përmes sprovimit të tij rezulton edhe vlera e tij. Pra, nëse e kemi kuptuar këtë çështje në esencë, atëherë me automatizëm u kemi dhënë përgjigje të sakta shumë çështjeve dhe dilemave që njeriu i parashtron para vetes së tij, dhe në këtë mënyrë kemi kuptuar pikënisjen tonë, qëllimin e krijimit tonë si dhe përfundimin e jetës sonë. Në këtë udhëtim tonin sa të gjatë aq edhe të shkurtë, sa të këndshëm dhe të hareshëm aq edhe të pakëndshëm dhe të hidhëruar, njeriu ballafaqohet... Më shumë... »

    Category: Islam | Views: 234 | Added by: Ciflik | Date: 2010-08-25 | Comments (0)

    Imam Vehbi Ismaili

    Lavdërimet aq sa i meriton, qofshin mbi Zotin, lavdërime që me to shtohen të mirat e tija dhe largojnë zëmrimin e Tij. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç All-llahut, të vetëm që nuk ka shoq e ortak; i cili e krijoj njerzin kur e krijoj pa patur nevojë për adhurimin e tyre, me që bindja e tyre nuk i sjell as një të mirë Atij, por është për të mirën e tyre, dhe kur nuk i shtrohen urdhërave të tija, Ai nuk dëmtohet, por dëmtojnë vehtet e tyre. Sikur dëshmoj që Muhammedi, A.S. është robi dhe i dërguari i Zotit, na mësoi si të jemi të sinqertë në adhurime, dhe na tregoi si të ruhemi nga veprat e liga.

    O Zot i Madh, derdhi paqën dhe bekimet tuaja mbi Profetin Muhammed, A.S. familjen dhe mbi shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që ftojnë dhe besojnë në ftesën e tij deri në ditën e fundit.

    Agjërimi është një prej pesë shtyllave të fesë Islame. Agjërimi i muajit të shenjtë të Ramaz... Më shumë... »

    Category: Islam | Views: 96 | Added by: Ciflik | Date: 2010-08-17 | Comments (0)

    Jusuf Zimeri

    Allahu xh.sh. në Kur’anin famëlartë thotë: "Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun” Ahzab:21

    Përmes këtij ajeti Allahu i Lartëmadhërishëm u drejtohet besimtarëve islam me një mesazh dhe porosi të qartë, se besimtarët islam për model dhe shembull të jetës së tyre gjithnjë duhet ta kenë të dërguarin e Allahut (Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme). Besimtari islam i cili me vetë dëshirë dhe bindje ka pranuar Islamin, besimin një Zot të pa shok, ka pranuar që Muhamedi a.s. është i dërguari i Allahut, ka pranuar që sistemi i jetës së tij të jetë sistemi hyjnor, nuk guxon në asnjë mënyrë që për model apo shembull të menaxhimit të jetës së tij, të ketë dikë tjetër përveç të dashurit të Allah... Më shumë... »

    Views: 109 | Added by: Ciflik | Date: 2010-08-15 | Comments (0)

    Me Emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërsit!

    Me të vërtet falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të të gjithë botëve! Nga Ai ndihmë, falje dhe udhëzim kërkojmë! Cilin e udhëzon Allahu i Madhërishëm në rrugë të drejtë ai vërtetë është udhëzuar, ndërsa atë të cilin Allahu e lë në humbje askush nuk mund t’ia tregoj rrugën e drejtë! Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është rob i Tij dhe i Dërguar, të cilin e dërgoi ta gëzojë ummetin me Xhennet dhe t’u tërheq vërejtjen dhe t’i frikësojë nga Xhehennemi. Salatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë të dashur Muhammedin, Familjen e tij të pastër, ashabët e tij dhe mbi gjithë ata të cilët i ndjekin ata në të mirë deri Ditën e Kijametit.

    Falënderimet i takojnë Allahut i Cili dalloi muajin e Ramazanit mb... Më shumë... »

    Views: 90 | Added by: Ciflik | Date: 2010-08-12 | Comments (0)

    Muaji gusht, do të mbyllet nga temperatura të larta, por java që po vazhdon, deri në fundjavë, do të jetë më përvëluese. Sinoptikanët paralajmërojnë se temperaturat maksimale do të shkojnë në 39-40 gradë celsius, që mund të shënojnë edhe pikun më të nxehtë të verës.

    "Do të ketë edhe ndryshime të vogla me vranësira, megjithatë temperaturat do të jenë shumë të larta.

    Nga dita në ditë, do të rriten edhe më shumë, kështu që gjatë fundjavës do të jetë shumë nxehtë dhe temperatura e ditës do të jetë në interval nga 33 deri në 39 gradë celsius.

    Duhet të kemi kujdes edhe ndaj rrezeve ultra-vjollcë të cilat do të arrijnë deri në 8. Mot të nxehtë, sipas informacioneve që posedojmë, do të kemi thuajse deri në fund të muajit gusht”, tha Kostadinska Arsovska.

    Paralajmërimeve për këtë valë të nxehti, mjeku Agron Ramadani i përgjigjet me këshilla dhe apel drejtuar qytetarëve për kujdes, si ndaj ekspozi... Më shumë... »

    Views: 88 | Added by: Ciflik | Date: 2010-08-12 | Comments (0)

    All-llahu i madhëruar në Kur’anin e Shenjtë thotë:

    "O ju që besuat, agjërimi (saum) u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (Kaptina El Bekare, Ajeti 183)

    "Thuaj: Namazi im, kurbani im dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve" (Kaptina  el-En`amë, Ajeti 162)

    Hutbeja e Profetit tone të dashur mbi Ramazanin: Ibën Kuzaimah (radiallahu anhu) transmetoi nga Selaman el Farisi (radiallahu anhu) se i Dërguari Muhammed (paqja qoftë mbi të) në hutben e ditës së fundit të muajit Shaban ka thënë: "O njerëz, ju po hyni nën hijen e një muaji të madh të bekuar. Një natë në të është më e mire se njëmij muaj. All-llahu (i Madhëruar) bëri obligim agjërimin gjatë këtij muaji dhe inkurajoi njerëzit për adhurim shtesë gjatë netëve të tij. Duke kërkuar afërsi tek All-llahu ... Më shumë... »

    Views: 99 | Added by: Ciflik | Date: 2010-08-12 | Comments (0)

    "Ne nuk kemi plumba për shqiptarët” kjo ishte motoja që partia shqiptare në pushtetin e pa pushtet fitoj zgjedhjet parlamentare të vitit 2008-të. Në çfarëdo konteksti të ishte thënë kjo, brenda këtyre dy viteve nuk është dashur që asnjë plumb në Maqedoni të ishte zbrazur mbi shqiptarët, e hiq më pak në trupin e atyre që dhanë shumë nga vetja për këtë popull. Ama fotelja dhe ndarja e kulaçit është shumë më e ëmbël se vetë shokët, e bashkëveprimtarët e luftës. Dikur na thatë që nuk ka plumba për shqiptarët, sot na vratë!

    Tradhtia nuk ka emër tjetër, përveç se mungesë e vetisë kryesore të karakterit njerëzorë që e ka emrin BESIM, BESË. Ajo besa e shqiptarit që ishte nyja më e fortë vëllazërore tek shqiptari, sot është e barabartë me tradhti dhe nuk ka vlerë më. Pak rëndësi ka se l... Më shumë... »

    Category: Politike | Views: 108 | Added by: Ciflik | Date: 2010-05-24 | Comments (0)

    Copyright Fshati Ciflik © $2008-2010$
    Site created in uCoz system